Mërgimtari pajisë me kompjuter një shkollë të Malishevës

Prizreni

Mërgimtari pajisë me kompjuter një shkollë të Malishevës

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:17
Ky donacion është mirëprit nga nxënësit, personeli arsimor dhe nga Drejtoria e Arsimit dhe Edukim në Komunën e Malishevës.

Mërgimtari nga Guncati i Malishevës, Bashkim Shala, i cili jeton në Zvicër, ka ndihmuar edhe një shkollë tjetër, me kompjuter, për lëndën e informatikës, përkatësisht, ka pajisur kabinetin e informatikës, në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, me dhjetë kompjuter.

Kohë më parë, mërgimtari Shala, kishte pajisur me kompjuter edhe shkollën e fshatit Guncat.

Ky donacion është mirëprit nga nxënësit, personeli arsimor dhe nga Drejtoria e Arsimit dhe Edukim në Komunën e Malishevës.

Me rastin e dhurimit të kompjuterëve për shkollën “Hilmi Hoti”, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Avdi Morina, e ka falënderuar mërgimtarin Shala dhe e ka vlerësuar lartë kontributin e tij, për angazhim në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e Komunës së Malishevës, në procesin e mësimnxënies dhe edukimit.

Shala, premtoi se “nuk do të jetë donacioni i fundit,  por do të angazhohet në sigurimin e donacioneve tjera për shkollat e Komunës së Malishevës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat