Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

Prizreni

Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:02
Ilustrim

Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala, i cili ia zuri vendin kryeprokurorit të deritanishëm Sylë Hoxha, është zotuar se do jetë i pakompromis dhe nuk do tolerojë kurrfarë sjelljesh të pahijshme, apo shkelje të kodit të etikës nga ana e prokurorëve që i ka nën urdhrat e tij.

Ai këtë deklaratë e dha në emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë,kur shpalosi edhe planet e tij për menaxhimin dhe ndryshimet që synon t`i bëjë në Prokurorinë e Prizrenit gjatë mandatit katërvjeçar si kryeprokuror.

“Prioritet imi është që kodi i etikës duhet të respektohet maksimalisht. Qoftë gjatë orarit të punës, apo gjatë jetës private, sepse ne përfaqësojmë institucionin edhe pas orarit zyrtar të punës”, deklaroi kryeprokurori zgjedhur i Prizrenit Admir Shala.

Ai ka thënë se nuk të tolerojë çfarëdo sjellje të pahijshme dhe se prokurorët i kanë premtuar atij që nuk do të pinë alkool gjatë orarit të punës.

“Ata më kanë premtuar që nuk do të pinë, por nuk besoj që ka pasur shumë raste”, ka thënë kryeprokurori Shala, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Pjesën e emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin flet kryeprokurori Admir Shala mund ta shikoni këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat