Tash është momenti për të shpëtuar SHKA Agimin

Prizreni

Tash është momenti për të shpëtuar SHKA Agimin

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 22:47
Prizren

?Ne, nënshkruesit/et e kësaj letre e bëjmë këtë thirrje publike si përpjekje e radhës për të vendosur rend dhe ofruar perspektivë zhvillimi për ShKA Agimin (1944), vlerë e paçmueshme e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Vitet e pasluftës nuk kanë qenë më të mirat për ShKA Agimin, sidomos në kuptim të menaxhimit të brendshëm dhe transparencës financiare. Si reagim ndaj mosrespektimit të procedurave për lidhjen e marrëveshjes me një entitet afarist, në fundin e Dhjetorit 2016 një numër i konsiderueshëm anëtarësh u takuan në Kuvendin e ShKA Agimit. Ky takim u përcoll me polemika e mospajtime, por arriti të ndalojë intervenimin e nisur në një pjesë të hapësirës (zyreve) së organizatës që synohej të përdorej për qëllime afarizmi.    

Për të ndryshuar këtë mendësi të qeverisjes që po e përcjell ShKA Agimin për shumë vite, në takimin e Dhjetorit 2016 u caktua edhe Kryesia e re e përkohëshme deri në vendimin e radhës të anëtarësisë. Megjithatë, ky vendim i një numri të madh anëtarësh ka hasur në rezistencën e grupit që ka rrezikuar seriozisht reputacionin e ShKA Agimit viteve të fundit, përmes një qasje të menaxhimit që ka treguar respekt minimal ndaj obligimeve statutare e ligjore dhe standardeve të transparencës dhe llogaridhënies financiare. Me veprimet e pamatura dhe joparimore të këtyre individëve është rrezikuar edhe vetë ekzistenca e ShKA Agimit dhe vazhdimësia e traditës artistike 73 vjeçare.

Prandaj, ne mendojmë që tash është momenti për të shpëtuar ShKA Agimin, dhe ky proces duhet të fillojë me disa veprime që janë parakushte për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie. Duke u thirrur në interesin publik, konkretisht në ndjenjën e përkatësisë që shumë qytetarë kanë në raport me ShKA Agimin dhe traditën artistike 73 vjeçare që përfaqëson, ne i kemi tri kërkesa konkrete, të cilat do të paraqisnin pikënisje të rrugëtimit për të shpëtuar organizatën:

1. Për të gjithë udhëheqësit e organeve ekzekutive të ShKA Agimit nga viti 1999: të publikohen të gjitha procesverbalet/raportet e takimeve të Kuvendeve si dhe vendimet për zgjedhjen e të gjitha Kryesive dhe të gjithë Kryetarëve për 17 vitet e fundit. Për t’i sqaruar të gjitha dilemat rreth legjitimitetit të organeve ekzekutive, përfshi edhe përfaqësuesin ligjor të organizatës, publikimi i këtyre dokumenteve do të ishte veprimi më i domosdoshëm i mundshëm.

2. Për të gjithë udhëheqësit e organeve ekzekutive të ShKA Agimit nga viti 1999: të publikohen të gjitha raportet dhe pasqyrat financiare të organizatës nga viti 1999 deri sot. Në veçanti, të hartohet lista me të gjitha të hyrat financiare në këto 17 vitet e fundit, duke ofruar detaje mbi donatorin, projektin e përkrahur, shumën e përkrahjes dhe datën. Publikimi edhe i kontratave të nënshkruara me këta përkrahës financiar të organizatës do të paraqiste vlerë të posaçme të shtuar. Transparenca mbi të hyrat financiare (që në rastin e ShKA Agimit pjesa më e madhe kanë qenë fonde publike, dmth para të taksapaguesve kosovarë) dhe shpenzimet përkatëse do t’i sqaronte të gjitha mëdyshjet rreth menaxhimit financiar të organizatës.

3. Për autoritetet publike (Administrata Tatimore, Trusti Pensional, Zyra e OJQ-ve): të publikohen informatat (konfirmimet) rreth përmbushjes së obligimeve ligjore dhe financiare të ShKA Agimit përgjatë 17 viteve të fundit. Konkretisht, këtyre institucioneve u drejtohemi me kërkesën për qasje në informacion dhe dokumente për këto aspekte të menaxhimit: rregullsia e pagesës së tatimeve në të ardhura, rregullsia e pagesës së kontributeve pensionale, rregullsia e paraqitjes së raporteve vjetore financiare (përfshi qarkullimin vjetor), listat e anëtarësisë dhe dorëzimi i të gjitha vendimeve mbi zgjedhjen e udhëheqësve në Zyren e OJQ-ve.  

Këto janë veprime të domosdoshme para çfarëdo vendimi të ardhshëm për organizatën. Pa u sqaruar çështjet e rëndësisë jetike mbi përmbushjen e obligimeve ligjore dhe respektimin e standardeve të menaxhimit financiar, ShKA Agimi nuk mund të ndërmarrë hapin e radhës drejt shpëtimit e konsolidimit institucional. Këto kërkesa elementare, dhe i gjithë ky angazhim i njerëzve të vullnetit të mirë ka për qëllim:

- mbrojtjen e interesit publik në raport me ShKA Agimin për të cilin ekziston një ndjenjë e fuqishme e përkatësisë në mesin e qytetarëve,

- vendosjen e rendit procedural dhe sistemit të transparencës dhe llogaridhënies financiare,

- depersonalizimin e organizatës dhe ndërtimin e sistemit të vlerave dhe meritokracisë profesionale,

- krijimin e një sistemi efektiv dhe profesional të menaxhimit të organizatës dhe mirëmbajtjen e traditës dhe punës artistike.

Kjo letër u drejtohen edhe anëtarëve të Kuvendit të ShKA Agimit që në takimin e tyre të së shtunës (11 Shkurt 2017) t’i diskutojnë dhe t’i shndërrojnë në vendim zyrtar tri kërkesat e mësipërme. Në të njëjtën kohë, është edhe ftesë publike për institucionet përkatëse të shtetit, rrjetet e organizatave të kulturës, mediat dhe palët e tjera të interesuara që të angazhohen për monitorimin e punës së Kuvendit të Anëtarëve (11 Shkurt) dhe gjithë procesit pasues në raport me realizimin e këtyre tri kërkesave.

ShKA Agimi është i të gjithëve. Andaj, të gjithëve (anëtarët, kontribuesit, entuziastët, publiku aktiv, qytetarët) na takon e drejta për t’u pajisur me informacion mbi menaxhimin organizativ dhe financiar të ShKA Agimit. Çdo përpjekje për të kufizuar këtë të drejtë është në kundërshtim me obligimet ligjore dhe standardet e qeverisjes së mirë të organizatave të shoqërisë civile. Në të njëjtën kohë, kjo do të paraqiste vazhdimësi të traditës së qeverisjes jotransparente dhe mosllogaridhënëse. Asnjë individ ose grup individësh nuk e gëzon të drejtën të qëndrojë mbi trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe kujtesën kolektive të qytetarëve.

Nënshkruesit e letrës

Menan Kiseri

Kastriot Marku

Nora Rrema Alishani

Emine Shehu

Fatmire Shehu Sallah

Valton Besimi

Zef Delhysa

Petrit Çeku

Ernest Malazogu

Luan Shllaku

Ernestë Qata Jedrashi

Fikrim Emra

Indira Çipa

Bujar Gjurgjeala

Veton Nurkollari

Luljeta Çeku

Besim Berisha

Arben Mashkulli

Ismet Kryeziu

Alma Lleshi

Xhevdet Doda

Tenzilla Gushlla

Albana Bujari Burgija

Adelina Çipa

Driton Selmanaj

Artnet Haskuka

Enesa Xheladini

Rrezarta Arni

Fahri Musliu

Atan Kuçani

Sandër Xërxa

Blerim Bobaj

Arbnore Batalaku

Bujar Laçi

Roberta Delhysa

Rozafa Basha

Burim Kiseri

Hajrulla Çeku

Lirie Gashi Kukaj

Drenusha K. Rrema

Erza Bujari Kujtimi

Fëllanza Kirajtani

Mirlinda Krasniqi

Robert Delhysa

Shtjefën Laçi

Valdet Grezda

Xhemil Gjini

Aida Dauti

Teuta Skenderi

Adhurim Krasniqi

Valbon Besimi

Ilirjana Rekathati

Auron Koçbashliu

Zeliha Prekadini Haxhifazliu

Arianit Refik Nushi

Arbresha Agim berisha

Rinor Ukimeri

Laura Susuri

Mimoza Kiseri

Agnesa Çipa

Filomena Laçi

Elbert Bilurdagu

Visar Kolshi

Denik Prizreni

Ares Shporta

(Kjo listë e nënshkruesve nuk është përfundimtare dhe për shkak të interesimit të vazhdueshëm, letra mbetet e hapur për nënshkrime edhe pas publikimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat