Zgjedhet Kryetari i Degës në Dragash

Prizreni

Zgjedhet Kryetari i Degës në Dragash

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:26
Foto nga Kuvendi i AKR-së

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e Aleancës Kosova e Re në Dragash, në prani të 141 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i Degës, Zaim Hajredini, i cili para mysafirëve e bëri një prezantim të procesit të formimit të 16 nëndegëve nëpër fshatrat e këtij rajoni, njëherit duke i falënderuar përfaqësuesit e këtyre nëndegëve për angazhimin e tyre.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti Koordinatori i Zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili tha se AKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku me shumicë votash Kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Dragash, është zgjedhur koordinatori i deritanishëm i kësaj dege, Zaim Hajredini.

Duke i falënderuar delegatët, Kryetari i sapo zgjedhur i degës, tha se me AKR-në dhe me Behgjet Pacollin Kosova do të ketë mundësinë e mirëqenies, integrimit evropian si dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Hajredini premtoi se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Dragash.

Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe Kryesinë e kësaj Dege, me nënkryetarët Ymridin Mehmeti e Shpetim Hajredini, sekretar Mujdin Jusufi si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat