Manifestimi letrar "Ora e Pavarësisë"

Prizreni

Manifestimi letrar "Ora e Pavarësisë"

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kryeqytetin shpirtëror të kulturës dhe traditës , në qytetin e lashtësisë , në qytetin e besa – besës , në Prizrenin e dative historike të kombit tonë , çdo herë organizohen manifestime te shumta kulturore , tribuna letrare e sesione shkencore. Një ndër datat që koincidon në muajin shkurt është shpallja e Pavarësisë së shtetit të Republikës së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.Nga ajo date historike e shumë pritëse nga të gjithë shqiptaret për këtë ditë të shenjt e kombëtare.

Sot Forumi i Gruas së Degës së LDK-së në Prizren me kryetaren e saj znj.Sadije Osaj Jakupi si dhe me anëtaret e kryesisë mbajtën mbledhjen dhe publikuan të gjitha përgatitjet festive për ditën e Pavarësisë. Nga kjo mbledhje u bë e ditur se me datën 17 shkurtë  duke filluar vizitat nga fshati Krushë e Vogël dhe Landovicë për të iu bërë homazhe dëshmorëve të kombit dhe pastaj në orën 12:00 , në ambientet e sallës së LDK-së do të mbahet ora letrare “ORA E PAVARSISE” si dhe një program me pika muzikore dhe ati te baletit .

Pakë fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës: -LDK-së është parti e vlerave , ka demokraci të brendshme me platforme politike dhe ekonomike me përvojë shtete formuese me presidentin historik dr.Ibrahim Rugova. Andaj shtyllë bartëse e kësaj Lëvizje e cila me kohen e duhur u shndërrua në parti për Kosovën shtet . Gruaja kishte një rol shumë të rëndësishëm dhe kontribute dhënëse.

LDK-ja ishte lëvizje e parë demokratike  që nuk u lëkund në asnjë anë , ishte mbrojtje e denjët e vlerave kombëtare , ku në gjirin e saj kishte intelektual që dolën me platformë të qartë për Pavarësinë e Kosovës  dhe organizim të brendshëm në të gjitha strukturat duke filluar nga strukturat e arsimit , shëndetësisë  në themelimin e strukturave ushtarake , etj. Duke mos i shmangur edhe kontributet e dhëna në maksimumin e mundur edhe femrat , pra FG-së .

Pra një gjë dua të themi se LDK-ja është parti popullore e qendrës së djathtë me profil demokratik , me orientim të vlerave evropiane dhe e regjistruar në familjen e partive popullore evropiane që nuk e ka asnjë parti në Republikën e Kosovës . Gjatë gjithë kësaj sakrifice presidenti historik i Dardanis Antike , kolosi i kombit shqiptar dhe arkitekti i Pavarësisë dr.Ibrahim Rugova e krijoi mikun më të madh të demokracisë botërore, atë përtej Oqeanit Atlantik, SHBA-së. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat