Reagojnë turqit e Prizrenit për heqjen e flamurit të tyre

Prizreni

Reagojnë turqit e Prizrenit për heqjen e flamurit të tyre

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:04
Heqja e flamurit turk, Prizren

“Flamuri turk, përpos që është flamur i Republikës së Turqisë ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës. Sulmi i bërë ndaj flamurit turk konsiderojmë jo vetëm si sulm i bërw komunitetit turk por edhe një akt kundër vlerave demokratike dhe vlerave  multietnike dhe vlerave Evropiane të Kosovës.

Dëshirojmë të theksojmë se sulme të tilla të cilët po përsëriten kohët e fundit, janë duke e shqetësuar komunitetin tonë, në këtë aspekt presim që sa më parë akterët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kjo parti kërkon nga institucionet e Kosovës, nga presidenti, Qeveria dhe parlamenti  të dënohet ashpër këtë akt dhe të ndërmarrin hapat zyrtare për zbardhjen e këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat