Zgjidhet kryetari i AKR-së në Rahovec

Prizreni

Zgjidhet kryetari i AKR-së në Rahovec

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:47
?Aleanca Kosova e Re ka mbajtur kuvendin zgjedhor të degës në Rahovec.

?Aleanca Kosova e Re ka mbajtur kuvendin zgjedhor të degës në Rahovec, ku kryetar është zgjedhur, Osman Krasniqi.

Osman Krasniqi, ish koordinator i AKR në Rahovec dhe tashmë kryetari i kësaj dege tha se do ta heqin qafe qeverisjen që e ka shkatërruar shtetin tonë.

Krasniqi: Do ta heqim qafe qeverisjen e mëparshme

“Do të heqim qafe qeverisjen e mëparshme e cila me vite e ka kthyer mbrapsht shtetin tonë. Z. President bashkë po fillojmë një epokë të re për të iu ofruar dhe për të iu gjendur afër qytetarëve”, tha ai.

Bedri Sylka, aktivist i AKR-së tha se të këqijtë përmirësohen vetëm me të mirën, kështu që nuk gaboheni që e përkrahni AKR, e cila na ndihmon. Sylka gjithashtu tha se nga sot nuk do të jetë si më parë, por do ta shfrytëzojnë përkrahjen e Pacollit, e cila është në favor të kësaj komune.

Sylka: Të këqijtë përmirësohen vetëm me të mirë

“Të këqijtë përmirësohen vetëm me të mirë, kështu që nuk keni gabuar që keni ardh në këtë Kuvend dhe që e përkrahni këtë subjekt sepse i vetmi që mundet me e heq dhe me na kurtalis nga të këqijtë është AKR-ja”, tha ai.

Vesel Makolli, koordinator i nivelit qendror të AKR-së, tha se mozaikut të vendit tonë i mungon AKR. Ai tha se ata nuk e sulmojmë asnjë parti por dinë me i bo disa pune më mirë.

Makolli: Mozaikut tonë i mungon AKR-ja

“Mozaikut tonë i mungon AKR-ja dhe ma merr mendja që në atë mozaik në atë qeveri ish deshtë AKR-ja me qenë kryesore për shkak të asaj që AKR-ja e ka programin e saj ekonomik më të mirin. Ne nuk i sulmojmë asnjë parti por ne mendojmë që dimë ti bëjmë disa punë më mirë”, tha ai.

Ky subjekt politik do të vazhdojë sot edhe me zgjedhjet në komunën e Vitisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat