Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari policor në Prizren

Prizreni

Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari policor në Prizren

Më: 1 mars 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtari policor H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., zyrtar i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Suharekë, më datë 07.05.2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë (39) thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të Policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit N.B.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përkundër këtyre fakteve zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P., dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale.

Me këto veprime i pandehuri H.M., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat