Me nderime të larta në Zhur iu dha lamtumira e fundit ish luftëtarit të lirisë, Merxhan Badallaj -Togeri

Prizreni

Me nderime të larta në Zhur iu dha lamtumira e fundit ish luftëtarit të lirisë, Merxhan Badallaj -Togeri

Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:11
Varrimi i Badallajt

Me nderime të larta qytetare dhe ushtarake, është varrosur në Zhur, veterani i UÇK-së, Merxhan Badallaj, i njohur me nofkën "Togeri". Mijëra banorë të Zhurit dhe anëkënd Kosovës e Shqipërisë, ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Merxhan Badallajt, i cili kishte ndërruar jetën në moshën 61 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Për jetën dhe veprimtarinë patriotike të të ndjerit, ka folur ish komandanti i brigadës 128 të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili në mes tjerash tha se Xhoni ynë i dashur siç e njihnim të gjithë, gjatë tërë jetës së tij ka qenë në shërbim të interesave të atdheut, duke dhënë kontribut të çmueshëm edhe në luftën për Lirinë e Kosovës.

Image

Ndërkaq, bashkëvendasi i të ndjerit dhe njëherit Kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Ali Vezaj, tha se Merxhan Badallajn e karakterizonte sinqeriteti njërëzor dhe përkushtimi permanent për t’i kontribuuar aspiratave liridashëse të shqiptarëve të Kosovës.

Familjarët e të ndjerit, kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni mortore për t’i dhënë lamtumiren e fundit familjarit të tyre. E gjithë ceremonia e varrimit të ish luftëtarit të Lirisë, Merxhan Badallaj, është organizuar nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat