NISMA: Kur politizohet edhe Dita e mësuesit (7 marsi)

Prizreni

NISMA: Kur politizohet edhe Dita e mësuesit (7 marsi)

Më: 7 mars 2017 Në ora: 13:45
ilustrim

Se në Kosovë në përgjithësi, rrjedhimisht edhe  në Prizren, kemi një politizim të skajshëm të çdo veprimtarie publike-shoqërore, duke përfshirë edhe arsimin si kategori e vacantë shoqërore, kjo është shumë e dukshme dhe për këtë fajësia bije mbi të gjithë, por padyshim më së shumti mbi ata që kanë udhëhequr me jetën publike dhe institucionale në Kosovë dhe bartësit e politikave arsimore, nga viti 2000 e në vazhdim. Por që do të politizohet edhe 7 marsi Dita e mësuesit, kjo është e skajshme, bile e pa etikë, e një gjë të tillë, po e bëjnë partite politike (s’paku disa prej tyre në Prizren) të cilat po organizojnë takime me veteran të arsimit dhe po ndajnë mirënjohje për ta, bile me simbolet e partive politike. Mbi çfarë kritere apo moraliteti këto parti politike i ndajnë veteranët e arsimit, të kësaj apo asaj partie?

Veteranët meritojnë respektin e të gjithëve edhe të partive dhe liderëve të tyre politikë, por sigurisht me të tjera forma të mbështetjes dhe falenderimit, jo permes ndarjes së mirënjohjes për kontributin në arsim. Besojë se të gjithë pajtohemi, se autoriteti për ndarjen e mirënjohjeve të tilla janë institucionet shtetërore, në rastin konkret DKA apo institucioni i kryetarit. Përfundimisht një veprim i tillë më shumë i takon së kaluarës moniste, kur partia ishte vetë shteti.

Skender Susuri

Shef i grupit të Kuvendarëve NISMA-dega Prizren

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat