Prizren: Sulmohet punëtori i KEDS-it

Prizreni

Prizren: Sulmohet punëtori i KEDS-it

Më: 14 mars 2017 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Në oborrin e një shtëpie në rrugën “Janina” të Prizrenit , gjatë ditës së djeshme dy punëtorë të KEDS-it që ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrik janë penguar në punën e tyre dhe  njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike.

Sipas policisë rajonale të Prizrenit, punëtori ka kërkuar trajtim në emergjencë ndërkaq policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat