Ky është kandidati i parë i konfirmuar për kryetar të Prizrenit

Prizreni

Ky është kandidati i parë i konfirmuar për kryetar të Prizrenit

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:25
Foto ilustrim, Prizreni

Pas Prishtinës, qyteti i Prizrenit zgjon interesimin më të madh sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në komunën, e cila udhëhiqet nga Ramadan Muja kanë nisur aktivitetet pak muaj para zgjedhjeve lokale.

Në anën tjetër, partitë vazhdojnë të mos i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetar të kësaj komune.

Subjekti i vetëm qe ka zyrtarizuar kandidatin e saj, është Nisma për Kosovën.

Partia e Fatmir Limajt, besimin për të kandiduar për kryetarin e kësaj komune ia ka dhënë deputetit Zafir Berisha.

Ky i fundit me Bashkimin Demokratik pati arritur të korrë një rezultat të mirë në zgjedhjet e vitit 2013.

Ende nuk dihet nëse AAK do ta përkrah Berishën për kryetar të kësaj komune apo do ta ketë kandidatin e saj në këto zgjedhje.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Por, opsion mbetet edhe organizimi i zgjedhjeve lokale dhe qendrore bashkërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat