Bllokohen 100 familje në Prizren

Prizreni

Bllokohen 100 familje në Prizren

Më: 3 prill 2017 Në ora: 23:51
Qyteti i Prizrenit

Rreth 100 familje nga Prizreni janë bllokuar kur rruga nga kalonin ata është blerë nga një person i panjohur për  ta .

Përfaqësuesi i lagjes, Nazmi Morina, është ankuar se që pesë muaj ata nuk mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë.

“Problemi është tek rruga që na është mbyllur, të cilën e ka blerë firma Bushi nga ish-pronari Murat Spahija”.

“Që pesë muaj jemi pa këtë rrugë, ne kalojmë nëpër livadhe, nëpër fushë, por rrugë nuk kemi”.

“Nuk dimë se ku të drejtohemi diku tjetër pos komunës që mundet të na zgjidhë problemet”.

“Nuk kemi diskutuar me pronarin sepse na ka mbyllur pa paralajmërim”, tha ai.

“Dikush na ka lëshuar një livadh si rrugë alternative dhe të përkohshme. Që katër muaj kalojmë përmes asaj prone private”.

“Në këtë rrugë kemi kaluar, dhe ai na ka mbyllur pa paralajmërim”.

Morina vazhdoi duke thënë se hapi i mëtejmë është që të gjithë banorët të shkojnë  tek shtëpia e bardhë, ndërsa hapi i dytë është që ata ta bllokojnë këtë rrugë pasi që nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Drejtori është i njoftuar që pesë muaj. Unë rregullisht, çdo javë kam shkuar së paku një herë te drejtori, por ai nuk na ka bërë zgjidhje”.

“Turp për këtë qeveri lokale që qeverisin në këtë vend”, përfundoi Morina.

Ndërsa, Visar Islamaj, drejtor i Urbanizmit në Prizren tha se komuna ka filluar procedurat mbi zgjidhjen e këtij problemi.

“Është një defekt në planin rregullues urban dhe aty nuk mund të ndërhyjmë por gjithsesi do ta zgjedhim këtë problem”.

“Ne do të dalim në terren për të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat