Nisin procedurat për realizimin e disa projekteve në Rahovec

Prizreni

Nisin procedurat për realizimin e disa projekteve në Rahovec

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:51
Komuna e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, gjatë kësaj jave ka nënshkruar disa urdhëresa, ku ka urdhëruar zyrën e prokurimit për fillimin e procedurave për realizimin e projekteve, të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

Urdhëresat të cilat janë nënshkruar nga ana e kryetarit për fillimin e procedurave tenderuese janë: ndërtimi i “Rreth rrotullimit te Jaha Petrol”, në qytetin e Rahovecit,  ndërtimi i “Trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit, ndërtimi i “Rrugës Celinë-Nagac” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat