FEMaktiv performancë për të drejtat e punëtorëve

Prizreni

FEMaktiv performancë për të drejtat e punëtorëve

Më: 1 maj 2017 Në ora: 13:04
Prizren

(E plotësuar) - Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit e quajtur FEMaktiv ka organizuar një performancë me qëllim të senzibilizimit të opinionit në lidhje me abuzimet që u bëhen punëtorëve e sidomos punëtoreve femra.

Performanca e quajtur “Kontrata” ka mbledhur një numër të vogël të pjesëmarrësve por sipas organizatorëve më mirë pak se asnjë.

Nita Krajku nga kjo organizatë tha se arysjea pse kanë organizuar këtë aktivitet pikërisht ditën e 1 Majit është se të drejtat e punëtorëve në Kosovë abuzohen, duke filluar nga pasiguria në punë, orari i zgjatur, abuzimet seksuale të femrave në vendin e punës, etj.

Krajku:  Ka abuzime në vendet e punës

“Të drejtat tona po abuzohen duke llogaritë pasiguria në punë, duke llogaritë abuzimin seksual në vendin e punës, pastaj kontratat që punëdhënësi na jep dhe aty që nuk flet që pasi që neve punojmë me orar të stërzgjatur neve as  pagesë ekstra nuk na bëhet. Detyrohemi me nejt deri në orën pesë-gjashtë ekstra në punë edhe sikur s’ka ndodhë asgjë”, tha Krajku.

Sipas Krajkut gratë në veçanti përballen me shumë pengesa, duke përfshirë rolin e tyre tradicional si kujdestare kryesore e familjes. Raportet tregojnë që 82 përqind të grave nuk janë aktive në tregun e punës.

Në anën tjetër, gratë shtatzëna vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat.

Krajku: Gratë shtatzëna po diskriminohen

“Njëkohësisht është një shqetësimi i madh sa i përket gjinisë femërore për pushimin e lehonisë  sepse nëpër sektorët private kam dëgjuar raste nga miq që në momentin që institucioni kupton se gruaja është shtatzënë e heqin nga puna deh e zëvendësojnë me dikë tjetër. Dhe ky është një rast shqetësues”, tha Krajku.

Sipas saj  80 përqind e grave që punojë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune; rreth 31 përqind e tyre që punojnë në këtë sektor, punojnë 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë.

FEMaktiv i bën thirrje   sindikatave të punës si dhe gjithë qytetarëve për bashkëpunim.

Performancë publike  “Kontrata”

Kosova gjendet me përqindje më të lartë të papunësisë në rajon. Gjithashtu, shumica e punëtorëve/eve vazhdojnë të punojnë pa kontratë pune dhe në kushte të mjerueshme. Mungesa e sigurisë në vendet e punës pason me humbjen e jetës së puntorëve. Gjatë vitit 2016, nëntë puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërkaq ky fenomen i pasigurisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti, ku brenda tre muajve, katër puntorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. 

Gratë në veçanti përballen me shumë pengesa, duke përfshirë rolin e tyre tradicional si kujdestare kryesore e familjes. Raportet tregojnë që 82 përqind të grave nuk janë aktive në tregun e punës. Në anën tjetër, gratë shtatëzëne vazhdojnë të diskriminohen në vendet e punës, sidomos në sektorin privat. Një numri të madh të grave shtatëzëne i ofrohen kontrata afatshkurte, ndërsa të tjerave u ndërpritet kontrata ose zëvendësohen deri sa ato gjenden në pushim të lehonisë. Ndërkaq, 80 përqind e grave që punojë në sektorin privat nuk posedojnë kontratë pune; rreth 31 përqind e tyre që punojnë në këtë sektor, punojnë 10 ose më shumë orë të vazhdueshme në ditë.

Image

Shkalla e lartë e papunësisë, shkelja e të drejtave të punëtorëve/eve në vende të punës, si dhe pasiguria e puntorëve në vendet e punës janë arsyjet kryesore të cilat tregojnë që 1 Maji nuk është ditë feste e puntorëve/eve. Andaj, ne si FEMaktiv për ditën e 1 Majit organizojmë një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t'i ndajmë dhe artikulojmë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme. Ne, gjithashtu, i bëjmë thirrje sindikatave të punës si dhe gjithë qytetarëve për bashkëpunim.

FEMaktiv 
Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat