Avdyli ka një lutje për LDK-në, Vetëvendosjen, AKR-në dhe Alternativën

Prizreni

Avdyli ka një lutje për LDK-në, Vetëvendosjen, AKR-në dhe Alternativën

Më: 13 maj 2017 Në ora: 08:57
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli

Kryetari i degës së  LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli apelon drejtuesit e partisë tij, ata të Vetëvendosje, AKR dhe Alternativa që të ulen të bisedojnë dhe të bëhen bashkë në një koalicion parazgjedhor.

Ky apel i tij, vjen për shkak siç thotë ai, ndryshimit që i duhet vendit, transmeton Klan Kosova.

“Nëse e doni ndryshimin , e doni Kosovën pa krim e korrupsion, nëse e doni vendin më shumë se veten, e grupin tuaj atëherë tejkaloni dallimet dhe etjen për poste e LIDHENI KOALICION PARAZGJEDHOR”, ka shkruar Avdyli.

“Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i përqafoni ato kthetra deri sa kanë për t’iu shpuar.
Vendoseni Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohshme”, ka shtuar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

“APEL në kohë koalicionesh
Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për kryetarin e VV-së Visar Ymeri, për kryetarin e AKR-së Bexhet Pacolli , për Alternativen.
Duke dëgjuar zërin e qindra aktivistëve të partisë time , duke dëgjuar zërin e qindra qytetarëve pa parti, ju apeloj të uleni, të bisedoni sinqerisht, ta shikoni njëri tjetrin në sy dhe të tejkaloni veten dhe egon tuaj për të sjell një ndryshim substancial të pritur tash 17 vite.
Nëse LDK e VV rrezikojnë t? mos dalin të para dhe fillimi i ri i rishkatërrimit të Kosovës vazhdon, vullneti i mëvonshëm për të bashkëpunuar për NDRYSHIM do jetë i kotë dhe pa efekt.
Prandaj Ndryshimi i Kosov?s pa korrupsion, me njerzë të ndershëm, ku nuk sundojnë komandantët milionerë të Rognerit ,e bënë vetëm ky BLLOK I RI politik që me siguri do e kalon 50% .
Militant?t presin pushtet por qytetarët duan NDRYSHIM . Jepni frym? dhe shpresë ketyre njerzve dhe këtij vendi të cfilitur nga zhvatja e një grupi që Kosovën e panë vetëm si plaqkë të luftës.
Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i perqafoni ato kthetra deri sa kanë për tiu shpuar.
Vendosne Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohëshme.
I juaji ,
Haxhi Avdyli , kryetari i degës së Ldk-së në Prizren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat