Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar sot qendrën historike të Prizrenit. Bashkë me Apostolovan ishin shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë.
Apostolova tha se Prizreni është një nga vendet ku shihet etnicitet dhe multietnicitet të përfaqësuar shumë mirë. Ajo u shpreh e shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhet kjo qendër e trashëgimisë kulturore.
Apostolova: E shqetësuar me ndërtimet ilegale në qendrën kulturore
“ Ne duam ta shohim Prizrenin dhe trashëgiminë e tij kulturore si një simbol të Kosovës dhe duke parë vendet se ku janë ndërtuar parkingje, hotele janë shumë shqetësuese. Ne do të donim të bëjmë thirrje tek udhëheqësia e re e këtij vendi dhe tek partitë politike, të cilat tani janë duke krijuar platformat e tyre dhe të cilët po bëjnë apel tek njerëzit që t’i votojnë ata, ta kenë në mendje se sa e rëndësishme është trashëgimia kulturore sepse pa trashëgimi kulturore Prizreni do ta humbë vendin e tij shumë të rëndësishëm, i cili tanimë është duke organizuar DokuFest-in, shumë turistë po vijnë këtu, shumë filma po xhirohen këtu dhe me të vërtetë është një vend shumë i famshëm në Kosovë. Kështu që, thirrja ime do të jetë që të mbledhim fondet tona, fondet e BE-së, të shteteve tona anëtare dhe të donatorëve tjerë ndërkombëtarë që ta ndihmo jmë qytetin që ta ruajë trashëgiminë e tij “, tha Apostolova.
E shqetësuar për gjendjen në të cilën është kjo qendër , është shpreh edhe Tringa Kasëmi, nga shoqëria civile e Prizrenit. Ajo tha se nga 155 shtëpi gjysma e monumenteve të tyre janë në rrezik për t’u shkatërruar.
Kasëmi: Fatkeqësisht nuk funksionon sundimi i ligjit
“Gjatë gjithë kohës akterët e shoqërisë civile në Prizren jemi munduar që të mbajmë një qasje pozitive krahas zhvillimeve ndaj qendrës historike . Fatkeqësisht mungesa e sundimit të ligjit dhe injoranca totale e autoriteteve komunale dhe institucioneve përkatëse e ka kthyer qendrën historike të Prizrenit në një qendër të kaosit e objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore në një parajsë , që uzurpatoret i kthyen në hotele e parkingje ilegale. këtë mund ta dëshmoj me fakte dhe statistika nga 382 shtëpi tradicionale në 2006 brenda zonës sot kanë mbetur 155 shtëpi afër gjysma e monumenteve brenda qendrës janë në rrezik për shkatërrim edhe sot e kësaj dite. 35 vend parkingje operojnë në zonë shumë prej tyre janë pa leje. Një numër i madh i shtëpive tradicionale janë rrënuar”, tha Kasëmi.
Sipas saj drejtësia në këto raste do të duhej të ishte garanci që raste të tilla mos të mos përsëriten më kurrë.