Në zyrat e degës së LDK-së në Prizren, anëtarësime të reja

Prizreni

Në zyrat e degës së LDK-së në Prizren, anëtarësime të reja

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 25 maj 2017 Në ora: 09:55
Anëtarësime të reja në Prizren

Në zyrat e Degës së LDK-së në Prizrenin e datave historike, në kryeqytetin e të gjitha trojeve shqiptare, ku burrat e kombit u mblodhën nga të gjitha trojet ,aty ku bukës i thonë buk e ujit ujë , u mblodhën e kuvenduan për të bërë Shqipnin më vehte. Tani kur fati e deshi që të shkojmë në zgjedhjet  parlamentare të  parakohshme, në Degën e LDK-së në Prizren pothuajse për çdo ditë po anëtarësohen anëtar të rijnë në shtëpinë ku burrat e mëdhenj të kombit së bashku me presidentin historik e themeluan LDK-në,në kohën kur populli i jonë nga regjimi sllavo serb, keqtrajtohej, burgosej e vriteshin vetëm e vetë se ishin shqiptar dhe në trollin e tyre dem baba dem, në token e Arbërit në Dardanin Antike, siç i thoshte kolosi ynë dr.Ibrahim Rugova.

Sot në zyrat e Degës së LDK-së në Prizren , në prezencën e kryetarit të LDK-së, Dega në Prizren, tani  i nominuar për deputet dr.Haxhi Avdyli dhe kryetarja e Forumit të Gruas, profesoresha Sadije Osaj Jakupi gjithashtu edhe kjo e nominuar për deputete e ardhshme e Kuvendit u anëtarësua udhëheqësja e ELKOS -GRUPIT në Prizren zonja Liridona Spahiu.

Nga gazetari i Kombëtares BOTA SOT, Aziz Bytyçi u pyet, se çfarë të shtyri të bëhesh anëtare e LDK-së, zonja Liridona u përgjigj: "Unë jam rritur në frymën e Rugovizmit, babai im dhe e gjithë familja ime ishin, janë  dhe do të jenë me këto tri shkronja të shenjëta që i themeloi presidenti i jonë historik ,dr.Ibrahim Rugova". Ku kjo ditë ishte përplot me anëtarësimin e të rinjëve. Një entuziazëm i të rinjve.

Siç u njoftuam nga kryetari i LDK-së dr.Haxhi Avdyli se mbi pesqindë të rinjtë e FR të LDK-së e kanë krijuar rrjetin e tyre në (FB). Gjithashtu u informuam se gjatë kësaj jave do të vizitohet zyra e LDK-së nga njerëzit që kanë peshë dhe po e formojnë frymën e re të rugovizmit, si prof.dr.Vjosa Osmani, Lumir Abdigjiku,etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat