Berisha: Anadrinia në mbështetje për projektin e NISMA-s

Prizreni

Berisha: Anadrinia në mbështetje për projektin e NISMA-s

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 13:22
Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha në Prizren

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, i shoqëruar edhe nga kandidatët Albulena Balaj - Halimaj dhe Emanuela Koni, janë takuar me qytetarët e Anadrinisë në fshatin Piranë, me ç’rast para të pranishmëve shpalosën projektin e NISMA-s për Kosovën, për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Zafir Berisha, tha se programi ekonomik i NISMA-s për Kosovën, është i rëndësishëm dhe prioritet i rëndësisë së veçantë, sidomos kur kemi parasysh Anadrininë, e cila është e përkushtuar në bujqësi, dhe fokusi ynë që brenda mandatit 4 vjeçar të investojmë rreth 400 milion euro në sektorin e bujqësisë, dhe padyshim se ky rajon do të jetë përfituesi më i madh i projektit tonë.

Berisha gjithashtu tha se Parlamentit të ardhshëm i duhen njerëz të guximshëm e të vendosur për shkak të sfidave të mëdha që e presin vendin, prandaj mbështetja e deputetëve të NISMA-s, është shumë e rëndësishme jo vetëm për NISMA-n si parti politike, por edhe për vendin tonë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidatja për deputete Albulena Balaj – Halimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat