Fillimi i Ri për ekonomi dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Prizreni

Fillimi i Ri për ekonomi dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 16:34
Takimi me intelektual të Komunës së Prizrenit

Gjatë një takimi me intelektual të Komunës së Prizrenit, kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demoratike të Kosovës, bashkëbiseduan për shumë çështje të rëndësishme për vendin.

Gjatë shpalosjes së platformës politike për Fillimin e Ri nga kandidati për deputet Nait Hasani tha se PDK angazhohet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie dhe perspektivë për qytetarët, me arsim dhe edukim, i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë së tregut në përgjithësi dhe atij të punës në veqanti.

 Luljeta Veselaj–Gutaj, tha se PDK angazhohet për shëndetësi publike efikase dhe të përballueshme për secilin qytetar me siguri, drejtësi, dhe funksionim të pakompromis të rendit dhe ligjit, administratë publike të përgjegjshme dhe pa burokraci, sport dhe kulturë që promovon rininë dhe vlerat e saj.

 Nezir Çoçaj vuri në dukje prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,  si  zhvillimi i sektorit privat me fokus  zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të cilat do të jenë bartëse të punësimit të të rinjëve dhe grave, dhe të cilat do të rrisin kapacitetin eksportues të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat