Përmbyllet fushata e Forumit Rinor të Degës së LDK-së me koncertin e Shkumbin Ismailit

Prizreni

Përmbyllet fushata e Forumit Rinor të Degës së LDK-së me koncertin e Shkumbin Ismailit

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 08:07
Koncerti në Prizren i organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së

Të rinjtë e Degës së LDK-së, të enjten në mbrëmje, në sheshin Shadervan, e kanë përmbyllur fushatën e të rinjve për zgjedhjet e 11 qershorit, me koncertin e këngëtarit të mirënjohur Shkumbin Ismaili.

Duke e ftuar kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin për një fjalë rasti, kryetari i Degës së LDK-së, Haxhi Avdyli tha se Prizreni ka marr një vendim. 

“Prizreni ka marr një vendim e ka zgjedh kryeministrin e vet e ai është Abdullah Hoti”, tha Haxhi Avdyli duke ia dhënë fjalën kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK - AKR  - Alternativa.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Aletrnativa Avdullah Hoti tha se këto tri javë për të ishin një rrugëtimi i jashtëzakonshëm në të gjitha qytetet e Kosovës me të gjitha  kategoritë e shoqërisë me të gjithë qytetarët pa përjashtim. 

“Në secilën komunë që kam shku është vënë një gur shtesë në fitoren e LDK-së. Nuk e kam asnjë dyshim dhe jam duke e fomësu ekipin për  qeverisje të vendit me 12 qershor. Ju garantoj  që në qeverinë e ardhshme me 12 qershor e tutje do të kemi kujdes  të jashtëzakonshëm për qytetin e Prizrenit. Është kthyer koha e persidentit Rugova dhe për këtë nuk e kam asnjë dyshim. Fitorja e LDK-së  e këtij koalicioni është fitore e qytetarëve të Prizrenit. Ka me  qenë fitore e studentëve fitore e bizneseve e zejtarëve, zanatlijve,  të njerëzve të jashtëzakonshëm e punëtorë të qytetit të Prizrenit. Kemi me kthy dinjitetin në këtë qytete të nëpërkëmbur tash e 8 vjet. Ne nuk kemi garuar në këto zgjedhje me parolla as me fjalë fyese. Ne kemi bërë ndryshimet më të mëdha në LDK në tri javët e fundit.  Ne kemi prezentu  para qytetarëve të krejt Kosovës programin tonë për rininë për bujqit, zejtarët. Jemi duke marr mbështetje të jashtëzakonshme. Qytetarët e Kosovës janë lodhur me politikanë që merren veç me problemet e veta. Duan njerëz që bëjnë punë dhe ne jemi ata. Kërkoj që secili prej jush të komunikoni me qytetarët për një fitore të madhe si në kohën e Presidentit Rugova” tha Avdullah Hoti.

Të rinjtë e pranishëm e kanë përcjellur të entuziazmuar këngëtarin e mirënjohur Shkumbin Ismailin.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat