RDK: Gëzuar 10 qershorin, ditën e Lidhjes së Prizrenit

Prizreni

RDK: Gëzuar 10 qershorin, ditën e Lidhjes së Prizrenit

Nga: Bota Sot Më: 10 qershor 2017 Në ora: 12:24
Lidhja e Prizrenit

Rilindja Demokratike Kombëtare ka uruar me rastin e 139 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Përmes një komunikate për media, RDK, ka thënë se amaneti i Lidhjes së Prizrenit ngeli i parealizuar, "me shpresë reale se ky amanet do të shoh ditë më të mira në periudhën që pason".

Më poshtë komunikata e plotë: 

Sot e 139 vite më herrët, burrat më të ndritur të kombit shqiptar u takuan në Prizren nga të gjitha trojet shqiptare për të lënë gjurmë të paharrueshme për kombin shqiptar me krijimin e Lidhjes së dytë mbarrëshqiptare, pas asaj të Lezhës me në krye Skënderbeun. Akti i Lidhjes solli një perspektivë të re për Rilindjen Shqiptare dhe përgjatë një shekulli mesazhet e Lidhjes së Prizrenit u lartësuan dhe u bënë aspiruese në përjekjet e vazhdueshme të kombit shqiptar.

Sot e kësaj dite, amaneti i Lidhjes së Prizrenit ngelën i parealizuar,me shpresë reale se ky amanet do të shoh ditë më të mira në periudhën që pason.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare urojmë 139 vjetorin e Rilindasve të Lidhjes së Prizrenit me shpresë që përvjetoret e ardhshëm do të na gjejnë në një situatë tjetër nga kjo e tanishmeja. Gëzuar 10 qershorin, gëzuar ditën e Lidhjes.

Rilindja Demokratike Kombëtare,

Shërbimi për Informim - RDK

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat