Procesi zgjedhor në Prizren pa probleme

Prizreni

Procesi zgjedhor në Prizren pa probleme

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:58
Zgjedhjet ne Prizren

Menaxheri i Qendrës së votimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Burim Berisha, ka bërë të ditur  se procesi i votimit po shkon pa probleme dhe se nuk ka asnjë parregullsi.

Ai tha se deri më tash kanë votuar mbi 20 për qind të qytetarëve.

Ndërsa, votuesit në këtë qendër shprehen se presin një të ardhme më të mirë nga këto zgjedhje.

Sabil Thaçi, votues, pret që nga këto zgjedhje të ketë perspektivë zhvillimore për Kosovën dhe vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat