Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes Kabashi në Prizren

Prizreni

Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes Kabashi në Prizren

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 10:07
Shtëpia e familjes Kabashi në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të projekteve për ndërhyrje konsoliduese, restauruese dhe konzervuese për objektet e trashëgimisë të rrezikuara ka filluar me zhvillimin e punimeve në ndërtesën në shtëpisë së familjes Kabashi në Prizren.

Sipas një komunikate nga kjo qendër, njëra nga tipologjitë më të rrezikuara të shtëpive nga zhdukja totale janë shtëpitë me çardak të hapur në gjithë balloren e banesës.

“Është interes parësor që edhe ky tip i shtëpive të ruhet dhe të promovohen ndërsa në Prizren kanë mbetur jo më shumë 5-6 sosh. Njëra nga to është shtëpia e familjes Kabashi. Banesa i takon fundit të shekullit XVIII e cila është restauruar dhe adaptuar gjatë shek XIX dhe XX.  Nuk dihet se kush ka qenë ndërtuesi ose pronari i parë i kësaj shtëpie, por dihet se ajo është shfrytëzuar (blerë) nga Durmish Hapçiu në çerekun e fundit të shekullit XIX. Me ndarjen e trashëgimisë gjysmën  e shtëpisë e trashëgon e bija, Fatime Hapçiu - Kabashi të cilën më pas e trashëgojnë fëmijët e saj. Gjysma tjetër e shtëpisë (në anën perëndimore) shitet në vitin 1956 të cilën pronarët e rrënojnë dhe ndërtojnë një godinë të re në fund të shekullit XX. Për fat të mirë trashëgimtarja e pjesës tjetër të banesës nuk ka ndjekur njëjtin veprim dhe ka ruajtur me fanatizëm thua se gjitha elementet (origjinale) që ka p asur deri në atë kohë”, thuhet në komunikatë.

Sipas QRTKP, ky intervenim vije si rezultat i nevojës së domosdoshme për ta mbrojtur tutje këtë shtëpi banimi, e cila është karakteristike për trashëgimin arkitekturore në qytetin e Prizrenit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat