Aktakuzë për rastin e vdekjes së vogëlushes nga Prizreni

Prizreni

Aktakuzë për rastin e vdekjes së vogëlushes nga Prizreni

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore ne Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit B.E., për shkak të veprave penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas aktakuzës i akuzuari B.E., në cilësi të personit  përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, përkatësisht drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën ,,Marin Barleti” në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që  nga plagët e marra ndërron jetë.

Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat