Në fshatrat Senoc dhe Retij të Komunës së Rahovecit, janë duke vazhduar punimet për realizimin e projekteve kapitale që kanë të bëjnë me kubëzimin e rrugëve përbrenda dy fshatrave.
Kubëzimin e rrugëve, është duke u financuar nga buxheti Komunal i Rahovecit.
“Projektet në të cilët është duke u punuar në fshatin Senoc është kubëzimi i një rruge dhe po ashtu në këtë rrugë kanë përfunduar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe në planë është që të kubëzohet edhe një rrugë tjetër përbrenda këtij fshati. Kurse në fshatin Retij, janë duke vazhduar punimet për kubëzimin e dy rrugëve, punimet në realizimin e këtij projekti, janë duke shkuar ashtu siç edhe është planifikuar”, thuhet në komunikatën e Komunës së Rahovecit.