Zafa ndihet superior, thotë se është i pakonkurrent në Prizren

Prizreni

Zafa ndihet superior, thotë se është i pakonkurrent në Prizren

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 21:36
Zafir Berisha

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën Zafir Berisha është deklaruar zyrtarisht se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Berisha ka thënë se ndihet i pakonkurrent në këtë komunë duke u bazuar në të dhënat e tij për kandidatët e mundshëm të partive të tjera në Prizren.

“Aktualisht nuk dihet pasi partitë tjera deri në minutën e fundit nuk dihet kush do të jetë. I di disa emra që po lakohen, sipas burimeve të mija të informacionit, por asnjëri nuk është kandidatë që mundet të më sfidojë”, ka thënë Berisha.

Siç tha ai, kësaj radhe Nisma ndihet më komode se herë e kaluara në garë për të parin e Prizrenit.

Ai nuk ka treguar për emrat e konkurrentëve që burimet e tij i kanë “zbuluar”, pasi thotë, se asgjë nuk ka zyrtare nga partitë e tjera.

“Emrat që lakohen nuk i shohë potencial që munden me më sfiduar në zgjedhjet e 22 tetorit kështu që natyrisht tani më duhet të thelloj kontratën me qytetarët që nga tetori të qeverisë me Prizrenin”, ka deklaruar ai .

Tutje kandidati për kryetar të Prizrenit ka thënë, se përgatitje po vazhdojnë dhe e ripërsërit edhe një herë se janë gati për fitore.

“Jemi të përgatitur, 45 kandidatë për asamble i kam gati më 15 i qojmë në parti i analizojmë në Prishtinë dhe jeni të gatshëm si degë e Nismës në Prizren të fitojmë në zgjedhje”, ka thënë ndër tjera Berisha. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat