Hatim Baxhaku zotohet për strategji të reja për Prizrenin

Prizreni

Hatim Baxhaku zotohet për strategji të reja për Prizrenin

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 15:33
Hatim Baxhaku

I pari i LDK-së Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka prezantuar kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku.

Ai ka thënë që Baxhaku do të jetë fitues në zgjedhjet e 22 tetorit, bazuar në vlerat e tij dhe angazhimin shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa vetë kandidati nga LDK-ja ka thënë që Prizreni aktualisht është duke u përballur me probleme të mëdha, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Tutje ai është zotuar për implementimin e strategjive të reja dhe përkushtim, se bashku me bashkëpunëtorët e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat