Haskuka për numrin e VV-së: Në futboll e universitet 10-shi është më i miri, tani edhe në politikë

Prizreni

Haskuka për numrin e VV-së: Në futboll e universitet 10-shi është më i miri, tani edhe në politikë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:24
Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit, ka komentuar numrin 10, me të cilin partia së cilës i përket, do të garojë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Haskuka ka shkruar se në futboll, lojtarët më të mirë janë me numrin 10, në universitet nota 10 është më e mira, kurse tash edhe në politikë, numri 10 po del të jetë më i miri.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

Në futboll lojtarët me numër 10 janë gjithmonë më të mirët dhe më të popullarizuarit duke filluar nga Pele, Maradona, Zidane, e tash Neymari, Roony e Messi. Në universitet nota 10 është ma e mira dhe si profesor është kënaqësi e veçantë kur e shënon notën 10 ngase tregon punën, përkushtimin dhe dijen. Po tash edhe në politikë numri 10 por del më i miri, më i dashuri, më punëtori dhe më i afti. Urime #meZemër #10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat