PDK në Prizren: Kemi bërë mjaft investime

Prizreni

PDK në Prizren: Kemi bërë mjaft investime

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

Dega e PDK-së në Prizren reagon ndaj deklaratës së LDK-së në Prizren, të lëshuar sot për media, të cilën e konsideron se nuk është asgjë më shumë se veç një deklaratë politike shterpe për efekte elektorale, në kohë fushate, e cila nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e gjendjes në terren.

PDK në Prizren, konsideron se furnizimi me ujë të pijes në komunën e Prizrenit, ka qenë ndër prioritetet më të larta të qeverisë lokale, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Ramadan Muja, ku gjatë këtij mandati investimet në ujë të pijshëm kalojnë vlerat mbi 5 milionë euro.

Po ashtu vetëm gjatë këtij mandati qeverisës janë instaluar mbi 200 mijë metër gjatësi të gypave me furnizim me ujë të pijes.

Dega e PDK-së në Prizren thotë se në Qendrën Historike të Prizrenit janë dhjetëra projekte të realizuara nga ana e komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me institucionet qendrore, duke mos përjashtuar edhe në investimet në qindra metra katrorë, në “Sheshin e Dëshmorëve”, ku janë krijuar sipërfaqe të mjaftueshme për lëvizje të lirë të qytetarëve.

PDK në Prizren konsideron se turistët politik, të cilët vijnë në Prizren vetëm gjatë vikendeve dhe fushatave zgjedhore, nuk mund ta pasqyrojnë gjendjen reale në qytetin, pasi që atyre iu mungojnë informatat bazike për gjendjen dhe zhvillimet në Prizren.

Kjo tregon qartë që, partive politike, pretendente në këtë garë zgjedhore, u mungon programi dhe platforma qeverisëse, konform nevojave dhe rrethanave të krijuara në qytetin tonë, andaj si rezultat i kësaj ata bëjnë keqinformim të opinionit publik në komunën tonë.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka filluar të prezantojë para qytetarëve të komunës sonë, forcën e ndryshimit, si platformë qeverisëse e PDK-së, si e vetmja alternativë që ofron perspektivë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët, thuhet në reagimin e Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat