Baxhaku: Kam potencial politik për të qenë i pari i Prizrenit

Prizreni

Baxhaku: Kam potencial politik për të qenë i pari i Prizrenit

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:26
Hatim Baxhaku

Hatim Baxhaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpalosur programin e tij në Magazinën Lokale, për të treguar arsyen se pse qytetarët e Prizrenit duhet ta votojnë atë.

Baxhaku i cili është kandidat për kryetar të Prizrenit nga LDK në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thotë se ka potencial politik pasi ka një përvojë të mjaftueshme në këtë lëmi.

”Për një ndërprerje të praktikave të keqqeverisjes për Prizrenin. Nga grupet të cilat kanë nepotizëm. Do të jenë një mënyrë e tjetër e qeverisjes që janë baza me dy lëmi kryesore luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

”Qytetarët duhet të votojnë për LDK-në e për mua sepse jam njeriu që kamë punuar jashtëzakonisht shumë”.

Baxhaku në Magazina Lokale tha se gjatë mandatit të tij nëse ai merr besimin e qytetarëve, do kujdeset qe Prizreni të ketë ujë 24 orë dhe një administratë të rregullt.

”Do të angazhohem që qytetarët të kenë ujë 24 orë, do të kenë një administratë të rregullt, e që Prizrenit t’i kthehet vlera e kultura”.

”Kam potencialin tim politik, pavarësinë time politike. Jam politikan qe 30 vjet dhe kam këtë forcë e këtë bagazh”.

”LDK dhe unë zhvillimin ekonomik të Prizrenit e shohim – përkrahje e bizneseve, krijimi i kushteve të parqeve të Prizrenit”.

”Investime në bujqësi, rritjen e sipërfaqes së ujitjes së tokës dhe në turizëm ku është një gjë e fuqishme për qytetin, ekonominë në Prizren e shoh edhe në përkrahjen e zanateve të vjetra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat