Lumjanët në mbështetje të Zafirit!

Prizreni

Lumjanët në mbështetje të Zafirit!

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:58
Berisha

Fushata elektorale e NISMA-DEGA në Prizren, dita dites po merr intensitetin e duhur dhe përmasat e saj në kontekst të mbështetjes për kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Zafir Berisha, u panë edhe në fshatin Dobrusht. Për nga madhësia, fshati Dobrusht është një lokalitet modest, por kontributi dhe sakrifica e këtij fshati ndër vite ka qenë madhështore, prandaj drejtuesit e ardhshëm komunal, duhet ta kenë vëmendjen e duhur dhe të nevojshme për këtë fshat. Zafir Berisha u zotua para të pranishmëve, se do të angazhohet me gjithë qenjen e tij, për të qenë në shërbim të qytetarëve, veçanërisht të gjeneratave të reja, për të krijuar kështu perspektivë për ta në vendin ku ata jetojnë dhe veprojnë. Ndër tjera ai tha:

Zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet mbi prioritete në qeverisjen katervjeqare, si synim që përmes krijimit të mundësive për investitor, të krijohen vende pune dhe rrjedhimisht të ngritet mirëqenja qytetare në përgjithësi. Ai foli edhe për rivalet e tij politik të cilet me projekte megalomane dhe mashtruese, po vazhdojnë të mashtrojnë qytetarët, derisa në anën tjetër qytetarët e Prizrenit e dinë fare mirë se çfarë dëmesh ka sjellë koalicioni qeverisës në Prizren. Ata, tashmë duke e ndjerë humbjen e tyre, kanë keqperdor madje edhe festën nacionale të boshnjakëve, për qëllime elektorale në dobi të tyre, gjë e cila bie ndesh me të gjitha rregullat e një fushate normale elektorale.

Kandidati për kuvend komunal, Shemsidin Saramati përshëndeti të pranishmit duke kërkuar voten në numrin 31 (NISMA-n), përkrahjen për kryetarin Zafir Berisha, si dhe përkrahjen për të si kandidat për kuvend komunal, duke u zotuar se zëri i banorëve të Dobrushtit, do të ketë përfaqësimin e duhur në kuvendin komunal. Gjithashtu deputetja e kuvendit të Kosoves, Albulena Balaj-Halimaj, kërkoi mbështetjen që duhet dhënë për kryetarin Zafir Berisha, sepse është i vetmi që Prizrenin do të mund ta kthej në rrjedhen normale. Ndërsa kandidati për kuvend komunal, Skender Susuri, duke qenë njohës i mirë i aktualitetit politik në Prizren, potencoi ndër tjerash se, në Prizren duhet shumë punë për tu bërë dhe se platforma e NISMA-s dhe vizioni i kryetarit Zafir Berisha, i ka parasysh të gjitha këto mundësi, në mënyrë që të mund të kontribuojmë në të miren e përgjithshme publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat