Nis viti akademik në Universitetin e Prizrenit

Prizreni

Nis viti akademik në Universitetin e Prizrenit

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 13:10
Universiteti i Prizrenit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur viti akademik 2017/2018, ku u tha se sivjet kanë kushte më të mira, andaj u kërkua që ata të përkushtohen në mësime dhe të korrin rezultate maksimale.

Me këtë rast është organizuar një ceremoni për pritjen e studentëve të rinj ku kanë marr pjesë edhe Ramë Vataj, rektor në Universitetin “Ukshin Hoti “ në Prizren, Kadri Kryeziu-prorektor, Arif Rizaj-dekan i Fakultetit Juridik dhe profesorët e rregullt këtij fakulteti, ku është mbajtur kjo ceremoni këtë vit.

Në emër të menaxhmentit të UPZ-së, rektori Vataj u uroi fillimin e vitit akademik të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit të administratës.

“Në këtë vit akademik uroj që të ketë përkushtim maksimal nga të gjithë në mënyrë që të arrihet suksesi i dëshiruar. Në koordinim me njësitë akademike janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të filloj për së mbari. Sivjet i presim studentët me kushte më të mira andaj kërkojmë nga ana e juaj që të përkushtoheni në mësime dhe të korrin rezultate maksimale që të jemi krenar të gjithë me arritjet e juaja.”, theksoi rektori Vataj.

Një fjalë rasti e mbajti edhe Kadri Kryeziu, prorektor, i cili pa ashtu u uroi suksese studentëve të rinj dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre për arritjen e objektivave.

Po ashtu, edhe dekani i Fakultetit Juridik, Arif Riza, në fjalën e  tij uroi për suksese duke u zotuar se do të ketë angazhim nga ana e tyre për krijimin e kushteve sa më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat