Lidhja që bashkon qytetarët

Prizreni

Lidhja që bashkon qytetarët

Nga: Haki Latifi Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:49
Dr.Hatim Baxhaku

Lidhja për Prizrenin është rruga jonë, siç ka qenë edhe në të kaluarën, vazhdon të jetë e ndërlikuar, e përballur me sfida të shumta, madje edhe me gracka të ndryshme e tjera.

Po tani, duke sintetizuar përvojën e të parëve tanë, në të cilën Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Ymer Prizrenit përbënte vërtetë kthesën vendimtare, themeltare të vetëdijes kombëtare, që vazhdon me LDK-ën e traditës, të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK-ën e besimit dhe të shpresës për qytetarët e Prizrenit, që vazhdon të rrezatojë dhe të frymëzojë brezat me përvojën e mjaftueshme që të ecin përpara, për të shërbyer pa u ndalur qytetarëve të Prizrenit.

Prizreni do të ketë kryetarin e Komunës më të ditur, më me përvojë, më të zotin dhe më të respektuarin. Mbi të gjitha do të ketë një njeri të ndershëm që përfaqëson shqiptarin e fortë, opojarin me karakter të cilin pushteti dhe politika nuk e kanë prishur, nuk e kanë korruptuar por përkundrazi e kanë rritur si një figurë publike të aftë dhe të gatshëm në shërbim të qytetarëve.

Prizrenasit besojnë fuqishëm te Dr.Hatim Baxhaku, sepse duke votuar kësaj here Dr.Hatimin, do ta votojnë dhe t'ia besojnë postin e kryetarit të komunës, të bindur se, Dr.Hatimi që ka shpëtuar nga vdekja me qindra njerzë, tash do të  angazhohet edhe për sherimin e brengave të shumta ekonomike, shendetësore, kulturore e mbi të gjitha ideologjike, sepse doktori është shkencëtar dhe për të politikëbërja është të jetë argat i qytetarëve të vet dhe bashkë me ta të punojë që Prizrenit t'i kthehet krenaria dhe dinjiteti i qytetarëve. 

Është Lidhja që bashkon qytetarët e Prizrenit për ta votuar Dr.Hatimin dhe ekipin e fitorës, jo për Dr. Hatimin, por për vetvetën e tyre, sepse, vota jepet për vetvetën dhe është urata më e mirë që njeriu duhet t'ia bejë Zotit për vetvetën e tij, familjën e tij, lagjen e tij, qytetin e tij... 

Voto LDK 47 Voto Dr.Hatim Baxhaku

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat