NISMA: Mbështetja e fuqishme për Zafir Berishen, vie edhe nga Kushnini i Hasit!

Prizreni

NISMA: Mbështetja e fuqishme për Zafir Berishen, vie edhe nga Kushnini i Hasit!

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 13:07
NISMA

Rrjedha e takimeve gjatë fushates elektorale të NISMA-s në Prizren dhe kandidatit për kryetar, Zafir Berisha, vazhdoi edhe në Has, përkatësisht në fshatin Kushnin. Kryetari Berisha i shoqëruar nga kandidatët për kuvend komunal të Prizrenit që vien nga rajoni i Hasit, nga ky takim moren garancen e duhur për mbështetje në zgjedhjet komunale që do të mbahen me 22. Tetor. Kandidati për kryetar Zafir Berisha duke ua rikujtuar banorëve të kësaj ane, se në ditet më të vështira ka qenë pranë tyre, siç ishte lufta e fundit, me të drejtë tha se ai ndjehet më “Hasjan” se disa të tjerë, të cilet edhe pse vijnë nga kjo anë, megjithatë rajoni i Hasit u bie ndërmend vetëm në kohen e fushatave elektorale. Më shumë se kurrë hasjanet kanë nevojë për një trajtim ndryshe, duke ofruar perspektivë dhe çasje të re, e jo si deri tani që të vetmën rrugëzgjidhje, e kanë parë mërgimin. Në Has kërkohet investim konkret, i matshëm dhe i arritshëm. Kjo  mund ta bëhet vetëm duke implementuar programin e NISMA-s, me vizionin socialdemokrat dhe kjo arrihet falë mbështetjes tuaj me 22. Tetor, duke votuar kështu numrin 31, NISMA për Kosoven dhe kandidatin për kryetar, theksoi mes tjerash kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

Ndërsa kandidatët për kuvend komunal nga ekipi i NISMA-s në Prizren, që do të përfaqësojnë këtë rajon, Muhamet Shalaj, Kujtim Çoçaj dhe Mentor Qenaj, unanimisht kërkuan nga bashkëvendasit e tyre ofrimin e një mundësie për NISMEN dhe për ta si kandidat të mundshëm për kuvend komunal, në mënyrë që ata neser të kenë mundësinë t’i përçojnë kërkesat e këtij rajoni në kuvendin komunal të Prizrenit. Pa një përfaqësim të tillë, gjërat e nevojshme për Hasin, mbeten të pazgjidhura si deri më tani. Andaj vota juaj me 22. Tetor nëse ipet për NISMA-n, do të nënkuptonte një kontribut për të miren e përbashkët dhe për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat