Dr. Hatim Baxhaku, kryetari që i duhet Prizrenit me potencialin shumë të madh të zhvillimit

Prizreni

Dr. Hatim Baxhaku, kryetari që i duhet Prizrenit me potencialin shumë të madh të zhvillimit

Nga: Haki Latifi Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:26
Hatim Baxhaku

Dr. Hatim Baxhaku është kandidati që përfaqëson LDK-ën e BesëLidhjës për Prizrenin. Ai është mjek në profesion dhe ka zgjedhur të garojë në Komunën e Prizrenit dhe jo pak problematike. Oferta e programit për qeverisjen e Prizrenit i japin përparësi të madhe kandidatit të LDK-së Dr. Hatim Baxhakut.
Sepse, Ai ka vendosmërinë e tij për t’u shkëputur përfundimisht nga e shkuara përmes reformave dhe dhënies fund të filozofisë së bërjes politikë vetëm për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Ai ka hartuar një program prej disa shtyllash dhe premton se brenda 6-muaj do të ketë efektet e para zgjedhja e tij.
Ai profesionin e mjekut dhe Kryetarit i lidh me shërbimin ndaj qytetarëve, dhe se puna dhe kontributi për qytetin e BesëLidhjës është edhe një detyrim e pergjegjësi.
Dr. Hatim Baxhakut ka përvojë të mirë jetësore për këtë komunitet, i njeh nevojat e banorëve, i njeh problemet që ata kanë, njeh edhe potencialin e madh që ka Komuna e Prizrenit. Gjatë këtyre ditëve të fushatës ka shkelur dhe takuar çdo lagje të Komunës dhe te gjitha fshatrat.

Ka një të shkuar të njohur pranë tyre dhe ka një projekt të qartë sot për zhvillimimin dhe transformimin e Komunës së Prizrenit. Këtë do ta bëjë në transparencë të plotë, duke u bazuar tek nevojat e banorëve dhe vizioni i tij për zhvillimin e kesaj komune. Ka hartuar një program të qeverisjes së mirë për të rritur efikasitetin e administratës profesionale si prioritat në punën e tij, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërtim dhe rikonstruim të rrjetit të ujësjellësve dhe kanalizimeve, si dhe një infrastrukturë shkollore që do të plotësojë kushtet për zhvillim të mirëfilltë të procesit edukativo arsimor, e hapur për bashkëpunim të ndërsjellë me subjektet e brendshme si dhe ato të jashtme.
Duke ditur që nevojat e ketij komuniteti janë te shumta dhe puna  e Dr. Hatim Baxhakut dhe ekipit të tij do të shtrihet edhe ne fusha të tjera siç është infrastruktura arsimore, mjedisi, rivitalizimi i jetës artistike dhe kulturore, më tepër vëmendje për te rinjtë, të moshuarit etj.

Prizreni është komuna më e madhe pas Prishtinës që gjendet afër brezit kufitar, por edhe komunë lidere e rajonit jugor të Kosovës. Prandaj ka pozitë të volitshme dhe të gjitha parakushtet të bëhet komuna më e zhvilluar në Republikën e Kosovës.

Image
Hatim Baxhaku

 

Pse i duhet Prizrenit  Dr. Hatim Baxhaku?

Sepse, ka një të përbashkët të madhe mes profesionit të Dr. Hatim Baxhakut dhe drejtimit të një Komune me shumë nevoja të trashëguar nga qeverisja e keqe siç është ajo e Prizrenit. Për Doktorin është mundësia për të qenë pranë njerëzve, problemeve të tyre dhe për ti zgjidhur ato, ka pasur rastin të njoftohet me të gjitha problemet që përballet kjo komunë e keq qeverisjës, prandaj edhe ka pranuar sfidën e re: të garojë për kryetar të Prizrenit.

Puna, shërbimi dhe kontributi për qytetarët është edhe një detyrim e pergjegjesi. Prizrenasit tani e kanë rastin të votojnë dhe të zgjedhin njeriun që meritojnë, njeriun që me profesionin e tij i ka shërbyer dhe i shërben qytetarëve. Unë them se qytetarët e Prizrenit, më shumë se sa një politikan që vjen thjesht për interesa politike, kërkojnë një njeri që jua di hallet, ka jetuar me hallet e tyre e që do vazhdojë të jetojë në këtë qytet me zhvillimin e tij.

Mbështetja e gjerë që ka pasur për këtë kandidim Dr. Hatim Baxhaku, nga LDK dhe qytetarët e Prizrenit pertej forumeve politike, të rinj e të reja, me vendos në një pozitë tepër komode për tu sherbyer të gjithëve njëlloj, në drejtimin e Komunës së Prizrenit ashtu siq ka bërë gjatë punës si kirurg i njohur.
Sepse, mjekëve nuk u lejohet të humbin, e kurrsesi  Dr. Hatim Baxhaku nuk do te ishte pjesë e kesaj gare pa bindjen dhe garancinë se do te fitoj.
Të fitoj Prizreni i BesëLidhjës historike dhe i qëndresës, përballjes dhe fitores aty ku do të nisë ringritja e Kosovës.
Zoti e bekoftë Prizrenin e  Kulturës, të Lirisë dhe Demokracisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat