PDK në Suharekë dënon ashpër grisjen e posterave të Blerim Xhemajlit

Prizreni

PDK në Suharekë dënon ashpër grisjen e posterave të Blerim Xhemajlit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:07
Grisja e posterit te Blerim Xhemajlit

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë, ka dënuar ashpër grisjen e posterave të kandidatit të kësaj partie për të parin e komunës, Blerim Xhemajli dhe kërkon identifikimin sa më të shpejtë të autorëve të këtij rasti, si dhe dënimin e tyre.

Grisja e dy posterave të kandidatit për kryetar të Suharekës nga radhët e PDK-së, Blerim Xhemajli, ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht, nga disa persona.

“Ne e kuptojmë frikën që mund të kenë të tjerët  ndaj programit tonë qeverisës, por alternativa dhe shpresa ndaj ndryshimeve pozitive në Suharekë nuk kanë te ndalur. PDK nuk do të ndalet deri në realizimin e objektivave. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe ne, Shtabi Zgjedhor i PDK-së, dënojmë ashpër këtë veprim duke i filluar procedurat ligjore që fajtorët të identifikohen dhe të marrin dënimin që e meritojnë”, thuhet në reagimin e shtabit zgjedhor të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat