Nisma: Qeverisë në ikje, nuk do t’iu bëjnë punë as drekat e darkat, për shërbyesit civil!

Prizreni

Nisma: Qeverisë në ikje, nuk do t’iu bëjnë punë as drekat e darkat, për shërbyesit civil!

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:46
Nisma për Kosovën

Pushteti në ikje dhe parapolitika e tyre, tashmë po e ndjen humbjen në Prizren, prandaj të kapluar nga ethet e humbjes, ata po pretendojnë ta riciklojnë veten dhe krimin që kanë bërë deri më tani në Prizren. Ata tashmë kanë marrë ofenzivë duke mos lënë gurë pa levizur, me ç’rast edhe këto pak ditë që ju kanë mbetur nën petkun e pushtetit, po keqperdorin poziten e tyre qeverisëse. Pas keqperdorimit nën trysninë e madhe që po iu bëjnë punëtorëve shendetësor, ata sot ia kanë mësyer edhe shërbyesve civil dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike. Sado që ata i kanë hapur kuletat, jo me paratë e tyre, por të taksapaguesve qytetar, megjithatë humbja e sigurtë  për ta, që do të jetë me e 22. Teotor, nuk mund të ndalet as me dreka e darka, që shtrohen gjatë orarit të punës. Tashmë, votuesit prizrenas e kanë adresen e duhur dhe se janë përcaktuar që vota e tyre të shkon për njerëzit e duhur dhe ata nuk do të mashtrohen më me nga “pesë qofte”.

NISMA-DEGA Prizren, konsideron se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe ne reagojmë ashpër ndaj këtyre dukurive që nuk përkojnë me asnjë rregullë demokratike dhe si të tilla dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, duke i dhënë garës politike një kahje që do të dëmtonte rëndë procesin zgjedhor. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat