Baxhaku: Do ta shporrim haraçin, zhvatjen dhe shantazhet

Prizreni

Baxhaku: Do ta shporrim haraçin, zhvatjen dhe shantazhet

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 13:27
Hatim Baxhku

Kandidati i LDK-se për të parin e Prizrenit, Hatim Baxhku, ka vizituar dje Qendrën e re Tregtare ‘Premium Park’ te hapur se fundmi ne Prizren.

Ai ka shfrytëzuar këtë vizite për ta nënvizuar edhe njëherë planin e tij ekonomik për Prizrenin.

‘Unë dhe ekipi im, gjatë qeverisjes katër vjeçare, do të mbështesim fuqishëm bizneset në Prizren. Do të jemi të hapur, bashkëpunues dhe do të krijojmë lehtësira veprimi për ta. Mbështetja jonë do të mundësoj që, bizneset të krijojnë më shumë vende pune, për të rinjtë dhe qytetarët e Prizrenit”, ka thënë Baxhaku.

Ne do ta shporrim haraçin, zhvatjen dhe shantazhet. Do të krijojmë ambient të përshtatshëm që bizneset të veprojnë e zhvillohen, në harmoni me ligjet në fuqi dhe sipas ekonomisë së tregut të lirë.

Lidhja garanton siguri për të bërit biznes, eshte shprehur kandidati i LDK per kryetar te Prizrenit Hatim Baxhaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat