Totaj: Prizrenin do ta bëjmë qendrën kryesore mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit

Prizreni

Totaj: Prizrenin do ta bëjmë qendrën kryesore mes Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:24
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar simpatizantët e kësaj partie në Prizren, ku ka premtuar realizimin e programit të PDK-së për këtë qytet, që përbëhet prej 55 zotimeve dhe 17 pikave.

Ai po ashtu ka thënë se zgjedhja e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, nga Prizreni, është dëshmia më e mirë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli e mban fjalën “pasi na ka premtuar një ministër nga Prizreni dhe tani ja ku e kemi”.

Totaj ka pohuar se PDK-ja ka qenë prezentë në të gjitha fazat e historisë më të te të Kosovës dhe ka qenë në gjendje të ballafaqohet me sfidat e kohës, ka pas njerëz të cilët kanë dit të ballafaqohen me sfidat në kohët kur kanë vepruar.

Totaj: PDK-ja garon për Asamblenë Komunale dhe për kryetar komune

“Sot PDK-ja garon për Asamblenë Komunale dhe për kryetar komune, me një numër të madh të kandidatëve të rinj, të cilët janë një forcë e re, një vlerë e shtuar, një forcë e re për të përforcuar ekipin, i cili tre herë i ka fituar zgjedhjet dhe tani jemi këtu për t’i fituar zgjedhjet e katërta dhe kjo rrugë veç ka filluar dhe nuk ka të ndalur”, tha Totaj.

Kandidati i PDK-së për të parin e Prizrenit, ka shtuar se kanë një program me 55 zotime dhe 17 pika, të cilin do ta realizojnë ndërsa premtoi se do ta bëjnë Prizrenin qendrën kryesore në mes të tre kryeqyteteve, Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit.

Totaj: Ne do ta bëjmë Prizrenin qendrën kryesore

“Ne do ta bëjmë Prizrenin qendrën kryesore në mes të tre kryeqyteteve, në mes të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit. Ne kemi mundësi më arrit atë, sepse Prizreni ka predispozita, ka histori, ka kulturë ka traditë dhe në veçanti e ka një potencial njerëzor, të cilin ne veç kemi filluar ta mobilizojmë përmes një numri të ri të kandidatëve të cilët për herë të parë garojnë për asamble komunale”, tha Totaj.

Totaj ka kërkuar mobilizim nga të gjitha strukturat e PDK-së në Prizren, që fitorja e 22 tetorit të jetë sa më bindëse dhe madhështore, ndërsa ka shtuar se “ne jemi më të mirët dhe ne e kemi përnjëme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat