Shënohet muaji i karcinomës së gjirit

Prizreni

Shënohet muaji i karcinomës së gjirit

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit nesër përmes një aktiviteti të zhvilluar në Prizren shënon muajin botëror për luftë kundër kancerit të gjirit.

Duke e zhvilluar konceptin e  “Rolit të artit në rehabilitimin e pacientëve me kancer”, TKKK ka bërë të mundur që një numër i vullnetarëve – paciente që tashmë e kanë mundur këtë sëmundje të takohen në Prizren.

Sipas një njoftimi të TKKK, Me përkrahjen e Prof. Zake Prelvukaj në cilësinë e piktores këto gra përmes pikturimit do t’i shprehin emocionet e tyre dhe përmes ngjyrave në pëlhure do ta prezentojnë një pjesë shumë të rëndësishme emocionale të tyre.

“Duke konsideruar faktin që karcinoma e gjirit është karcinoma më shpesh e diagnosikuar tek femrat si dhe shkaktari i dytë i vdekjes tek femrat, TKKK kishte për qëllim që përmes kësaj fushate t’u mundësojë të mbijetuarve një formë të socializimit. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat ndërkombëtare, cdo 2 minuta një femër diagnostikohet me karcinomë të gjirit dhe cdo 13 minuta një grua vdes nga kjo sëmundje, shifra këto alarmante që e obligojnë rritjen e vetëdijësimit qytetar edhe përmes fushatave si kjo e sotmja. Të gjitha pikturat që do të realizohen nga këto evente do t’iu dhurohen institucioneve si Kryeministrisë dhe Ministrive të tjera me qëllim të rritjes së vetëdijësimit të këtyre institucioneve në luftën kundër kancerit dhe stimulimit për ndërmarrjen e hapave konkretë”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është mbështetur nga Roche.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat