Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh

Prizreni

Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Ministri Gashi gjatë inspektimit në palestrën e sportit në Rahovec.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është dakorduar me kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapin për investimet që do t'i bëjnë në fushën e kulturës dhe sportit në këtë komunë.

Ministri Gashi gjatë inspektimit në palestrën e sportit në Rahovec ka shprehur mbështetje për kryetarin, Idriz Vehapi përmes investimeve që do të bëhen në këtë komunë në fushën e sportit.

Ai po ashtu tha se qëllimi i kësaj vizite është inspektimi i kësaj palestre sportive për të cilën u zotua se do të funksionalizohet në vitin 2018.

 Gashi:Në vitin 2018 kjo sallë do jenë në shërbim të qytetarëve

"Natyrisht qe vizitova edhe objektin e sallës një objekt që ka filluar qysh e tha kryetari po thuajse para 9 viteve i cili mund të them lirisht që në këto vitet e fundit ka pas neglizhim të punimeve por si do që të jetë ne kemi shtyrë procedurën e fundit dhe jemi në vlerësim të këtij projekti për fazën e fundit dhe besoj se në vitin 2018 kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahocecit dhe të gjitha atyre sportdashësve të cilët do ta shfrytëzojnë", u shpreh ai.

Gashi po ashtu i ka ofruar mbështetje kryetarit të Rahovecit me investimet që do t'i bëjnë bashkërisht në pjesën e kulturës, trashëgimisë, dhe rinisë me projekte konkrete.

Gashi dhe Vehapi gjatë takimi që zhvilluan në objektin e komunës së këtij qyteti u dakorduan edhe për investimet që do të bëhen në stadiumin e qytetit, si dhe në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se me ministrin, Kujtim Gashi biseduan për investimet që do të bëhen në fushën e sportit dhe kulturës.

Ai po ashtu tha se Gashin e ka njoftuar nga afër me gjendjen e objekteve sportive të kësaj komune, duke besuar që së shpejti ato do të jenë në shërbim të bashkëqytetarëve të tij.

Vehapi: Biseduam për investimet në fushën e sportit

"Biseduam për investimet në fushën e kulturës dhe sportit në komunën tonë, posaçërisht në projektet të cilat janë dike u punuar disa të cilat do të përfundohen shpejt besoj me angazhimin e ministritë të ri.E njoftova ministrinë gjendja e cila është në këto objektet sportive, ministri premtoi dhe u zotua se këto projekte shumë shpejt do të përfundojnë", tha ai.

Ndryshe, palestra e sportit në komunën e Rahovecit ka filluar ndërtimin në vitin 2008 dhe është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat