Vehapi mohon se ka negociuar me Çadrakun e VV-së

Prizreni

Vehapi mohon se ka negociuar me Çadrakun e VV-së

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, ka mohuar lajmet e publikuara në media lokale se ka negociuar me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dervish Çadraku dhe se ky i fundit është i interesuar për të përkrahur Vehapin në balotazh.

Ai ka siguruar të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e tij, se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij lajmi, derisa publikimin e tij e cilëson si metodë të ulët në një kohë kur do të mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Reagimi i Vehapit

Është publikuar një lajm kinse kam komunikuar dhe kam bërë negociata, siç thuhet “të avancuara”, me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Dervish Çadraku.

Është e kuptueshme që, tash kur zgjedhjet janë afër, do të përdoren metoda të ulëta si kjo, nga portale joprofesionale, që përdorin edhe gënjeshtrën si metodë!

Por, unë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem transparent dhe i sinqertë me Ju! Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm, ju siguroj!

Ju faleminderit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat