Totaj jep dorëheqje me dënim të shkallës së Parë - Bota Sot
Totaj jep dorëheqje me dënim të shkallës së Parë

Prizreni

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Totaj jep dorëheqje me dënim të shkallës së Parë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 20:27
Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka

Shaqir Totaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit u zotua se një dënim nga gjykata e shkallës së parë nëse merr mandatin do ta detyronte të dorëhiqej.

Ai me këtë konstatim bëri dallim nga kryetari aktual nga e njëjta parti , Ramadan Muja, që nuk ka dhënë dorëheqje megjithëse është i dënuar nga shkalla e parë.

“Nëse ngritet aktakuzë jo, për shkak se aktakuza nuk është dënim, nëse në shkallë të parë ka dënim unë do të jap dorëheqje” , tha Totaj.

Ai këtë e tha në Debat Pernime ku gjendet përballë Mytaher Haskukës, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren.

Haskuka në anën tjetër, tha se një aktakuzë nuk do të ishte e mjaftueshme për dorëheqje ndërsa dënimi po.

“Nuk i besoj sistemit të gjyqësisë, prokurorisë, për dënim normal që po”, tha Haskuka.

Në votimet e 22 tetorit, kandidati i PDK-së ka fituar 29.75 për qind të votave, kurse ai i Vetëvendosjes 22.41 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test