Haskuka fton Prokurorinë që të hetojë koalicionin e PDK-së me KDTP-në

Prizreni

Haskuka fton Prokurorinë që të hetojë koalicionin e PDK-së me KDTP-në

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 22:58
Haskuka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit ka thënë se ka shkelje në marrëveshjen e koalicionit të kandidatit të PDK-së, Shaqir Totajn me subjektin politik KDTP.

“Marrëveshja e fundit që ka nënshkruar Totaj me KDTP paraqet vepër penale sepse në njërën prej pikave kanë cekur ndarjen e drejtorëve të shkollave. Kanë ndarë edhe për universitetin e Prizrenit se duhet të punësohet dikush”, ka thënë ai.

“KDTP – Partia Turke e ka publikuar marrëveshjen jo PDK, ku ata do të ndajnë numrin e drejtorëve të shkollave. Në momentin që bëhet marrëveshje e tillë, jo vetëm që rrezikohet cilësia por është edhe vepër penale”, ka thënë Haskuka

Ai ka thënë se nuk e di si mund të rritet cilësia duke emëruar drejtor politikë.

“Duhet me pas drejtor edhe romë edhe boshnjakë por kjo nuk mund të përcaktohet me marrëveshje politike. Pse duhet të jetë një anëtar i KDTP-së drejtor kur ai mund të jetë një turk jo partiak”.

“Ftoj prokurorinë ta hetojë marrëveshjen sepse këtu ka vepër penale”, është shprehur ai.

Në anën tjetër Toja ka kërkuar të Haskuka t’i përmbahet vetëm temës së përcaktuar dhe të diskutojë për programin
“Kisha kërkuar që t’i përmbahet temës dhe të merreni me programe dhe të prezantojmë ofertën dhe të mos merremi me marrëveshjet e arritura”.

“Në Prizren ekziston një përqindje të popullsisë turke ndaj duhet të ketë edhe përfaqësim. Pse mos të jetë një drejtor i komuniteti turk kur ai është i kualifikuar”, ka qenë komenti i Totajt, pas akuzës së Haskukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat