Zafir Berisha flet për zgjedhjet në Prizren: Gjithnjë kam besuar në ndryshim! - Bota Sot
Zafir Berisha flet për zgjedhjet në Prizren: Gjithnjë kam besuar në ndryshim!

Prizreni

E premte, 15 dhjetor 2017

Zafir Berisha flet për zgjedhjet në Prizren: Gjithnjë kam besuar në ndryshim!

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 06:29
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka falënderuar qytetarët në Prizren për votat që ia dhanë Mytaher Haskukës.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se gjithnjë ka besuar në fitore.

Shënimi i plotë:

Të nderuar miq, prizrenas, antarë e simpatizant të Nisma-së, ju që besuat dhe punuat për largimin e krimit të organizuar nga qeverisja në Prizren, ju faliminderoj shumë për vendosmërin e juaj titanike në rrethana aspakë demokratike që kontribuat me besimin e juaj për t,i kthyar krenarin Prizrenit. Ka vite që në fb tim peronale e mbaj një foto me shkrimin “Përpjekjet për ndryshime pozitive nuk duhen të ndalen, edhe pse një çast ndryshimi mundë të duket si diçka i pamundur. Koha ka treguar se ndryshimi ndodhë, veqse duhet vendosmëri dhe guximë”
Gjithnjë kam besuar në ndryshim, prandaj gjatë gjithë kohës kam kërkuar mbeshtetje sepse kam qen i sigurtë se do të triumfojm mbi të keqen….Koha po e vërteton!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test