Haskuka: Mos i provokoni qytetarët, do të ketë pasoja - Bota Sot
Haskuka: Mos i provokoni qytetarët, do të ketë pasoja

Prizreni

E premte, 15 dhjetor 2017

Haskuka: Mos i provokoni qytetarët, do të ketë pasoja

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:23
Mytaher Haskuka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk jep asnjë prognozë për ngjarjet që do të ndodhin nëse pas rinumërimit të votave në Prishtinë dhe Prizren, nuk dalin në favor të këtyre kandidatëve.

Haskuka në emisionin “Fakt Plus”, tha se qytetarët nuk duhet të provokohen dhe të iu mohohet vota e lirë.“Nuk mund të them asgjë momentalisht. Shpresoj që Gjykata Supreme do të anulojë këtë vendim. Shpresoj që nuk i provokojnë qytetarët e Kosovës, nëse ky është provokim ndaj vullnetit të votuesve cdo provokim do të ketë pasoja. Unë nuk mund them që ata që kanë punuar dhe kanë qenë për ndryshim, që kanë dalë atë ditë për të festuar në Shatërvan dhe kanë mbushë Shatërvanin, nuk do të rrinë të qetë”, tha Haskuka.

Haskuka shton se nuk ka besim as në PZAP dhe as KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test