Vjen reagimi i parë nga Mytaher Haskuka pas vendimit të Gjykatës që të mos rinumërohen votat - Bota Sot
Vjen reagimi i parë nga Mytaher Haskuka pas vendimit të Gjykatës që të mos rinumërohen votat

Prizreni

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Vjen reagimi i parë nga Mytaher Haskuka pas vendimit të Gjykatës që të mos rinumërohen votat

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 17:24
Mytaher Haskuka

Gjykata Supreme sot mori vendim që votat e zgjedhjeve të 19 nëntorit në Prizren dhe Prishtinë mos të rinumërohen, duke aprovuar kështu kërkesën e Vetëvendosjes, e cila dje u ankua për vendimin e PZAP-it që dërgoi komunat në rinumërim.

Këtë vendim e ka mirëpritur kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se me këtë vendim u mbrojt demokracia e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën.

“Vendim i drejtë e cila e mbron procesin demokratik dhe votën e lirë qytetare, në të kundërtën nuk do të kishte demokraci në Kosovë. Procesi zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë ka qenë i mirë dhe pa asnjë problem, edhe numërimi ku gjithë komisionerët kanë nënshkruar FRP-të pa vërejtje, prandaj Gjykata Supreme nuk ka mujt me vendos ndryshe pos që të hudh poshtë vendimin skandaloz të PZAPsë”, ka thënë Haskuka për mediat.

Kujtojmë se kundërkandidat i Haskukës për garën në Prizren ishte Shaqir Totaj i PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test