PDK bëhet e gjallë, ka një kërkesë pas disfatës në Prizren

Prizreni

PDK bëhet e gjallë, ka një kërkesë pas disfatës në Prizren

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:44
Kadri Veseli- Shaqir Totaj

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prizren, duke thënë se pas numërimit të votave me kusht triumfues i zgjedhjeve është Partia Demokratike.

“PDK në Prizren, fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat, në Prizren, për hir të transparencës para qytetarëve dhe mediave, meqë është e vetmja formë e cila qetëson të gjithë ata demokratë dhe demokrate të Prizrenit, ku çdo votë e tyre është e shenjtë dhe garantuesja e vetme e stabilitetit të jetës normale në qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Kërkesa jonë është që të rinumërohen votat e të gjithë qytetarëve, duke qenë ky një mekanizëm për të paraqitur vullnetin e të gjithë qytetarëve të Prizrenit e jo të mbizotëroj mashtrimi dhe deformimi i vullnetit të popullit nga LVV-ja. Vetëm rinumërimi do t’a tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do t’a legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”, theksohet tutje në reagim.

PDK, thotë se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike, për të çuar, siç thotë kjo parti, ‘në vend verdiktin e qytetarëve të Prizrenit, duke mos hequr dorë në zbardhjen e parregullsive dhe keqpërdorimeve që janë bërë në Qendrat e Votimit, nga lëvizja terroriste dhe partnerët e koalicionit terrorist, në ditën e zgjedhjeve, më 19 nëntor, për të cilat ka fakte dhe argumente të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat