Sekretari i PDK-së në Prizren s’e pranon fitoren e Haskukës - Bota Sot
Sekretari i PDK-së në Prizren s’e pranon fitoren e Haskukës

Prizreni

E martë, 12 dhjetor 2017

Sekretari i PDK-së në Prizren s’e pranon fitoren e Haskukës

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 20:11
PDK, Prizren

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Nijazi Kryeziu ka reaguar pas numërimit të votave me kusht në Prizren.

Pavarësisht fitores së Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes, Kryeziu ka thënë se fitues është Shaqir Totaj i PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës do ti përdor të gjitha mjetet juridike, politike dhe demokratike që ti demaskoj hajninë e VV-së në zgjedhjet e raundit të dytë në Prizren.

Votat me kusht janë tregues i qartë se ky është trendi i rezultatit në Prizren.
Kur e shtojmë edhe frikën e VV-së për rinumrimin e votave. Fitues i zgjedhjeve është Shaqir Totaj dhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test